Supë me mish të grirë dhe bizele

Supë me mish të grirë dhe bizelePërbërësit:

-250 gram bizele

-250 gram mish i grirë

-1 limon

-1 lugë gjalpë

-1 qepë

-2 supë të gatshme pule

-3 thelpinj hudhër

-1 lugë bollgur

-1/2 lugë këri

-1/2 lugë sheqer

-300 ml ujë

-kripë dhe piper

Gatimi:

Në 300 ml ujë të valuar i vëmë për zierje dy supë të gatshme. Në një tenxhere tjetër me vaj të nxehtë skuqim qepën e grirë dhe pas pak e shtojmë hudhrën e grirë. Përziejmë dhe shtojmë bizelet dhe një lugë bollgur. Gjatë përzierjes e shtojmë kërin, supën nga tenxherja e parë, dhe një 1/2 lugë sheqer. Në këtë tenxhere shtojmë edhe lëngun e gjysmë limonit. Mishin e grirë e vëmë në një enë të thellë në të cilën hedhim një lugë miell, krip dhe piper të zi. Këtë masë e përziejmë mirë me dorë dhe nga kjo krijojmë qofte në formë toptha të vegjël. Këto qofte i skuqim në gjalpë dhe së bashku me yndyrën e tyre i kthejmë në tenxheren e supës.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..