Supe me mish qengji

Përmbajtja:

-1 kilogram mish qengji nga qafa
-4 luge miell
-1 tas kos
-1 veze
-uje
-leng mishi
-kripe

Per tu hedhur siper:
-gjalpe
-piper i kuq

Përgatitja e supës:

Futni në një tenxhere presion me ujë 1 kg mish qengji nga qafa dhe e ziejmë deri sa mishi të ndahet nga kockat. Heqim kockat nga mishi, duke lënë në tenxhere vetëm mishin të coptuar dhe e lëm të ftohet.Lëngun e mishit e hedhim në një tnxhere tjetër dhe brenda saj shtojmë 1 kup kos, 4 lugë gjelle miell dhe 1 vezë, me qëllim që supa të trashet. Këtë masë shtoheni me ujë të ftohtë dhe përzieni sa më mirë.

Përzierjesë së formuar i shtoni ujë të ngrohtë deri sa ajo të bëhet një masë viskoze dhe e lidhur.
Këtë supë e hedhim në tenxheren e mishit dhe trazohet. Vendoset tenxherja në zjarr deri sa ajo të ziejë mirë dhe pas zjerjes supën hidheni në kupën e servisjes.
Në kupën e sevisjes i hidhet dhe gjalp i shkrirë dhe pluhur piperi të kuq sipas dëshirës. Gjalpi dhe piperi mund të hidhen edhe në çdo tas veças.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..