-Lëng mishi 1.5 litra
-Lakër e freskët 500 gram
-Yndyrë 1 filxhan kafeje
-Patate 2 – 3 kokrra
-Karota 2 copë
-Qepë 1 kokërr
-Selino 1 kokërr
-Domate 2 – 3 kokrra
-Miell 1 lugë kafeje
-Kripë
-Piper majdanoz
-Fletë dafine
Përgatitja:
Lakra e bardhë pritet në fije të holla ose në copa katrore. Zarzavatet e tjera priten në fije ose rripa ndërsa patatet në kubikë mesatarë. Në lëngun e mishit ose në ujë të valuar hidhet lakra e prerë dhe pas 5 minutash shtohen patatet. Në tigan me yndyrë kaurdisen qepët, karotat, selinoja e grirë hollë dhe pak miell. Pas kaurdisjes shtohen domatet ose salca dhe sëbashku hidhen në supë. Zarazavatet e kaurdisura hidhen 10 minuta para përfundimit të zierjes së supës. Në fund shtohet kripë, piper i zi, dafinë dhe majdanoz i grirë hollë. Kjo lloj supe është më e shijshme kur rri 4 – 5 orë (jo në zjarr), përpara se të konsumohet.