Supë me kërpudha

Supë me kërpudhaPërbërësit për 6 persona:

-300-400 gramë kërpudha

-1 qepë

-40 gramë margarinë ose vaj

-40 gramë miell

-1.2 l ujë

-Kripë, piper i zi

-100 ml qumësht

-Majdanoz

-1 kub i koncentruar perimesh

Përgatitja:

Kërpudhat lahen ose fshihen me një pece të pastër, prehen në copa të vogla. Qepa qërohet e grihet në kub të vegjël. Gjysma e yndyrës qitët në tenxhere, qepa kaurdiset lehtë, shtohen kërpudhat dhe së bashku vazhdohen të kaurdisen për 2-3 minuta. Kërpudhave u shtohet uji e katrori i perimeve dhe zihen 10-12 minuta. Pastaj ne një tigan qitet yndyra e mbetur, shtohet edhe mielli, që përzihet herë pas herë që mos të ngjitet për ene.

Mielli sa të zverdhet, qitet në tenxhere, përzihet mirë dhe supa zihet edhe për 5 minuta, duke u përzier herë pas herë, derisa mielli të kompaktësohet, që mos të mbesin toptha mielli. Ndërkohë, majdanozi lahet, kullohet dhe grihet imët. Në fund të zierjes, supës i shtohen qumështi (ose ajkë e ëmbël) dhe mëlmesa sipas dëshirës.

Supa shërbehet më majdanoz të freskët.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..