Supë me karota dhe mish pule

Përbërësit:Supë me karota dhe mish pule

-5 karota të mesme
-2 gjethe selino
-1 qepë
-15g gjalpë
-1 litër lëng pule
-200 ml qumësht kokosi
-4 gjokse pule
– piper i kuq

Përgatitja:

Në një tigan të madh, shkrihet gjalpi dhe shtohen qepët e prera në copa dhe pasi të jetë skuqur pak qepa shtojmë selinon e prerë hollë. Presim sa perimet të bëhen transparente dhe më pas shtojmë karotat e prera në kubikë. I lëmë të skuqen të gjitha për 10 minuta dhe më pas shtojmë lëngun e pulës. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë për 30-40 minuta. Në fund shtojmë qumështin e kokosit dhe gjoksin e pulës të prerë në copa. Presim 3-4 minuta derisa pula të ketë valuar me pjesën tjetër të recetës dhe përzierjen e hedhim në blender. E servirim në tas duke shtuar edhe një copë mish në qoftë se dëshirojmë, një gjethe selino dhe pak piper të kuq.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Comments

Don't Miss! random posts ..