Supë me hithra një recetë e shpejtë

Supë me hithra një recetë e shpejtëShpesh ne kërkojmë të bëjmë një gatim të shpejtë dhe për këtë shum mirë ne mund të zgjedhim receta që na ndihmojnë për të bërë një ushqim të shpejtë dhe të shijshëm për familjen.

Pwr të përgatitur një recetë të tillë na nevojitet; 15 ml vaj ulliri, disa gjethe hithre, 1 qepë karotë, 1 patate, 1 presh, 1 litër koncentrat perimesh,50 gramë gjalpë dhe kripë.

Për përgatitjen e kësaj recete në fillim në një tigan të madh shkrijmë gjalpin në temperaturë mesatare. Shtojmë qepën, karotën, preshin dhe pataten të prera në copa dhe i lëmë në zjarr për dhjetë minuta, derisa perimet të zbuten. Hedhim lëngun me koncentrat.

I lëmë të ziejnë 10-15 minuta, mw pas shtojmë gjethet e hithrës dhe i lëmë edhe një minutë. Në fund, hedhim vaj ulliri dhe kripë për të rregulluar shijen.

Një recetë e shpejtë dhe e shijshme që do ju ndihmojë për një vakt të shijshëm me familjen.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..