Supë me domate

Përbërësit :

* 750 gr. domate të kuqe, të pastruara nga lëkurat dhe farat
* 150 gr. speca të kuqe, të cilave u janë hequr farat dhe erëzat
* 500 gr. kastravecë të qëruar dhe pa fara
* 100 gr. qepë të prerë në feta (që më parë janë vendosur në ujë të valuar)
* pak vaj ulliri
* 80 gr. pjepër i prerë në kubikë dhe disa ullinj të zinj

Përgatitja:

Në vajin e nxehur hedhim qepët dhe pastaj shtojmë specat, kastravecin dhe domatet. I lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta në zjarr të avashëm dhe në fund të gjithë përzierjen e kullojmë dhe e lëmë të ftohet.

Më pas i shtojmë ullinjtë, pak ujë, vaj, pak sheqer po aq edhe kripë (të cilët më parë i kemi përzier bashkë në një enë).

Në fund i hidhet pjepri.
Supa me domate serviret e ftohtë.

Article Tags:
·
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Comments

Don't Miss! random posts ..