Supë me bizele e patate

Supë me bizele e patatePërbërësit:
1 lugë gjelle vaj
1 qepë e grirë trashë
4 feta proshutë të prerë në kubikë
5 patate të vogla të prera në kubikë me madhësi 1 cm
375 ml lëng pule
300 g bizele të ngrira, të cilat janë shkrirë më parë
1 lugë gjelle sherbelë e freskët, e prerë në fije të holla ose sherbelë të thatë.

Përgatitja:
Vaji ngrohet në një ene. Qepa dhe proshuta skuqen në temperaturë të lartë duke u përzier vazhdimisht. Shtohen patatet dhe gatuhen ngadalë për rreth 1 minutë. Hidheni lëngun dhe 625 ml ujë. Të gjitha gatuhen me temperaturë mesatare për rreth 15 min. Në fund shtohen bizelet dhe gatimi vazhdon dhe rreth 5 min të tjera. Në fund shtohen sherbela dhe kripa e piperi i zi. Shoqërohet me bukë të thekur me gjalpë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..