Supë krem pule e qiqër

Supë krem pule e qiqërPërbërësit:

√ Fileto pule 150 g
√ Qiqra 50 g
√ Qepë- 1 copë
√ Patate 150 g
√ Pana -3 lugë gjelle
√ Vaj ulliri
√ Gjalpë – 1 lugë gjelle
√ Kripë
√ Piper
√ Arrë moskat

Përgatitja: Grimë qepën e kaurdisim në një tenxhere të nxehur më parë me gjalpin dhe vajin e ullirit. Shtojmë pulën, patatet
dhe qiqrat. Vazhdojmë kaurdisjen për 2 minuta dhe hedhim ujë derisa të mbulohen perimet.
Kur të zbuten qiqrat, i heqim nga zjarri dhe i kalojmë në mikser. Kremin e përftuar e rihedhim në tenxhere, shtojmë panën, kripë, piper dhe arrë moskat sipas dëshirës. Mund të shoqërohet me bukë të thekur.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..