Supë krem me rukola

Supë krem me rukolaPërbërësit:
-250 gr rukola

-1 patate mesatare

-1 qepë e vogël

-1 thelpi hudhër

-700 ml – 1l lëng perimesh (ose lëng të përgatitur me koncentrate)

-200 ml pana të freskët për kuzhinë

-50gr feta djathi parmixhano

-Kripë

-piper

-pak vaj ulliri

Përgatitja:

Qepën dhe hudhrën, të grira shumë hollë, kavërdisi në vaj ulliri derisa të zbuten. Shto lëngun e perimeve, patatet e prera në copëza të vogla dhe lëre të gjithë supën të zihet për rreth 15 minuta, derisa patatet të jenë zbutur plotësisht.

Shto rukolën e larë duke hequr mënjanë ndonjë gjethe për dekorim, panën e kuzhinës dhe vendose sërish në vlim për disa sekonda. Kaloje të gjithë masën në mikser, derisa të formohet një krem dhe rregulloje me kripë dhe piper. Shërbeje ne pjata të zbukuruara me fetat e djathit parmixhano dhe disa gjethe rukola. Ju bëftë mirë!

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..