Supë krem me kunguj dhe gështenja

sup kremPërbërësit:

– 600 gr tul kungulli
– 300 gr patate
– 200 gr gështenja te ziera
– 1 pras
– 7.5 dl qumësht
– 4 luge vaj
– kripe, piper

Përgatitja:

Ne një ene vini vajin e ullirit, tulin e kungullit dhe patatet te prera ne copa te vogla, me shtoni prasin te prere ne feta dhe skuqini perimet për 2-3 minuta. Shtoni pak ujë te ngrohte, dhe vazhdoni zierjen e tyre. Shtoni qumështin, kripen dhe piperin, ulni zjarrin dhe vërini kapak enës duke i lënë ne zjarre dhe për 25 minuta. Me pas fruloni te gjithë përbërjen ne mënyrë qe te përftoni një krem homogjen, bashkoni gështenjat e ziera, dhe rregullojini me kripe duke i lënë dhe pese minuta ne zjarre.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..