Supë krem me kërpudha dhe kunguj

bfff8e11-7224-4348-9ac6-3adfb19a2685---0-Përbërësit:

– 200 gr kërpudha
– 300 gr kunguj
– 200 gr djathë
– 1 qepe
– 30 gr gjalpë
– 2 luge miell
– 1/2 L qumësht
– buke e thekur
– kripe/piper

Përgatitja

Pastroni kërpudhat dhe pritini ne copa, qëroni kungujt dhe pritini dhe ato ne copa te vogla, grini qepen dhe skuqeni me gjalpë me pas bashkoni kërpudhat dhe kungujt. Lërini ne zjarre për disa minuta dhe me pas shtoni miellin dhe se fundmi qumështin. Përziejini me kujdes, shtoni gjysme litër ujë dhe lëreni ne zjarre te vogël për 20 minuta. Hidhni ne ene djathin te prere ne copa dhe përzieni duke e mbajtur zjarrin te vogël. Rregulloni me kripe dhe piper. Hidheni supën ne pjata, dekorojeni me majdanoz te grire dhe shërbejeni te ngrohte te shoqëruar me buke te thekur.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..