Supe kosi

Perberesit

-nje veze
-nga nje cop te vogla mishi per person
-nje gota kos
-nishishte (marrim dy luge gjelle nishishte I hollojme me uje )
-gjalpe
-piper sipas deshires
-krip

Pergatitja

Ziejme mishin deri sa te ngelet nje gote e gjysem leng.Rrahim vezen mire pastaj hedhim kosin e trazojme mire deri sa te behet nje mase homogjene e hedhim tek lengu I mishit dhe e trazojme . Po duhet te jete i vaket per arsye qe te mos pritet veza.Pastaj e trazojme mire dhe e vendosim ne zjarre sa te marri vale. Ne nje gode uje tresim nishishten ne kohen qe do te marri vale sasie qe kemi vendosur ne tenxhere(ne zjarre) hedhim nishishten e trazojme qe mos te behet kokra kokra por te behet ne masen e peltes.E heqim nga zjarri dhe e servirim ne tase te vegjel qe perdoren per supe.Shkrijme gjalpin dhe e hedhim mbi supe ne forme zemre pastaj piper brenda zemres qe ju keni krijuar ne kete moment supa eshte gati.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..