Për 6 persona nevojiten:
- 6 kastravecë ,
- 1 kokërr domate ,
- 1 degë selino ,
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ,
- 2 filxhanë me kos ,
- 1 qepë e njomë e lëngu dhe lëkura e grirë e një kokrre limoni ,
- 2 lugë gjelle majdanoz
- 2 lugë supe kopër ,
- 2 lugë supe borzilok i freskët ,
- 1 lugë e vogël kripë ,
- 1 lugë e vogël sheqer e gjysmë luge e vogël me piper.
Përgatitja:
1. Qërojini kastravecët. Hiquani farëzat dhe grijini në mikser bashkë me selinon.
2. Hidhuni kripë dhe piper. Shtojuni kosin, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit, sheqerin dhe piperin.
3. Lëreni masën në trajtë supe në frigorifer rreth 2-3 orë.
4. Ndërkohë pritni hollë domaten, qepën dhe erëzat.
5. Shtoni vajin e ullirit dhe rregullojeni përzierjen me kripë.
6. Gatimi shërbehet duke hedhur në çdo pjatë 1-2 lugë nga masa e domateve me erëza.