Supë Aromatike

sup amerikanePërbërësit:

– 500 gr kërpudha te thata
– 2 patate
– 1 qepe
– 1 karote
– 1 degëz selino
– 1 tufëz me erëza aromatike (majdanoz, trumze etj)
– 1 thelbi hurdhe
– 1 L lëng mishi
– 3 luge vaj ulliri
– kripe, piper

Përbërësit:

Qëroni qepen dhe priteni ne feta te holla, gjithashtu qëroni dhe hurdhën, pastroni karotën dhe selinon dhe me pas grijini holle. Pastroni kërpudhat duke eliminuar pjesën e forte. Qëroni pataten dhe priteni ne copa te vogla. Grini erëzat. Ne një ene me pak vaj skuqni perimet, me pas bashkoni kërpudhat dhe lëreni dhe për disa minuta ne zjarre duke i përzier here pas here. Shtoni patatet, lëngun e mishit te ngrohte dhe erëzat, kriposini dhe shtoni dhe piperin duke vazhduar zierjen për 30 minuta, duke i përzier here pas here. Me pas shtoni dhe erëzat qe ju kane mbetur dhe shërbejeni.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..