Supa me krem rukola

Supa krem me rukola, është një mënyrë shumë e shijshme dhe e shëndetshme për të filluar vaktet tuaja pasi është e lehtë dhe mund të konsumohet si e ngrohtë ashtu dhe e ftohtë.

Përbërësit për 4 persona

250gr rukola
1 patate mesatare
1 qepë e vogël
1 thelpi hudher
700ml-1l lëng perimesh (ose lëng të përgatitur me koncentratë)
200ml pana të freskët për kuzhinë
50gr feta djathi parmixhano
kripë
piper
pak vaj ulliri
Kaverdisim ne vaj ulliri qepën dhe hudhren të grira shumë hollë derisa të zbuten, shtojmë lëngun e perimeve, patatet e prera në copëza të vogla (në mënyrë që të gatuhen sa më shpejt) dhe e lëmë të gjithë supen të ziejë për rreth 15 minuta, apo derisa patatet të jenë zbutur plotësisht.

Shtojmë rukolen e larë duke hequr mënjanë ndonjë gjethe për dekorim, panen e kuzhinës dhe e çojmë sërisht në vlim për disa sekonda. E kalojmë të gjithë masen në mikser derisa të formojmë një krem dhe e rregullojmë me kripë dhe piper.

E shërbejmë në pjatë të zbukuruar me fetat e djathit parmixhano dhe disa gjethë rukola.

Në stinën e verës, këtë supe mund të servirm edhe të ftohte duke shtuar mbase edhe 2 apo 3 karkaleca të vegjël të zierë në çdo pjatë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..