Sultjash i karamelizuar me fruta pylli

Perberesit per 4 persona:
100 gr oriz
400 ml qumesht

60 gr sheqer
100 gr pana e fresket per embelsira
2 te bardha vezesh
3,5 flete xhelatine
pak kanelle
pak vanilje
pak sheqer integral
1 rrip lekure portokalli
1 rrip lekure limoni

Per dekorimin:
fruta pylli

Pergatitja:

hedhim ne nje tenxhere sheqerin dhe kanellen. I shtojme qumeshtin pak e nga pak. I hedhim shume pak kripe (sa te kapin majat e gishtave) dhe vaniljen. E vendosim tenxheren ne zjarr derisa te arrije temperaturen e vlimit. Me pas e heqim nga zjarri, nxjerrim prej tenxheres shkopin e vaniljes dhe i hedhim orizin, duke e perzier vazhdimisht.
I shtojme lekurat e limonit dhe portokallit. E mbulojme tenxheren me leter alumini dhe e pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 20 minuta apo derisa orizi te jete zier.

E zbutim xhelatinen ne uje te ftohte per 10 minuta. Me pas e shtrydhim dhe ia shtojme tenxheres me oriz, kur kjo sapo ka dale nga furra. E kaurdisim qe xhelatina te shperbehet ne menyre homogjene.
Rrahim te bardhat e vezeve me sheqerin, derisa te fryhen e te zbardhen, dhe i perziejme me orizin.
E leme te ftohet.

Pasi eshte ftohur i shtojme panen, te cilen e kemi rrahur me sheqerin. E ndajme sultjashin ne tasa te vegjel dhe e vendosim ne frigorifer per disa ore, derisa te mpikset.

Permbysim sulltjashin mbi nje tepsi, ne te cilen kemi shtruar leter pjekjeje.
E sperkatim me sheqer integral dhe e pjekim ne grill per 3 minuta, ne menyre qe sheqeri te karamelizohet.
E sherbejme me fruta pylli te fresketa.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..