Sulfe me perime

Përbërësit:

-2 patëllxhanë
-2 speca
-4 domate
-3 qepë
-5 kunguj
-400 gr djathë kaçkavall të butë
-½ gote leng vishnje
-½ filxhan vaj
-kripë
-piper

Pergatitja:

Pritini patëllxhanët në feta, hidhini kripë dhe lërini në një enë me ujë, që t’u dalë hidhërimi. Pastrojini perimet e tjera dhe pritini në feta. Vendosini të gjitha në një tepsi, spërkatini me leng dhe vaj dhe lërini të piqen në furrë për 20 minuta.

Para se t’i nxirrni nga furra, sipërfaqen e tepsisë mbulojeni me djathin e grirë, prisni sa të shkrijë dhe pastaj hidhini përsipër piper të zi. Sufleja e shijshme është gati.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..