Sufle me perime

Përbërësit:

*2 patëllxhanë,

*2 speca,

*4 domate,

*3 qepë,

*5 kunguj,

*400 gr djathë kaçkavall të butë,

*½ gote verë,

*½ filxhan vaj, kripë, piper

Pritini patëllxhanët në feta, hidhini kripë dhe lërini në një enë me ujë, që t’u dalë hidhërimi. Pastrojini perimet e tjera dhe pritini në feta. Vendosini të gjitha në një tepsi, spërkatini me verë dhe vaj dhe lërini të piqen në furrë për 20 minuta.

Para se t’i nxirrni nga furra, sipërfaqen e tepsisë mbulojeni me djathin e grirë, prisni sa të shkrijë dhe pastaj hidhini përsipër piper të zi. Sufleja e shijshme është gati.

Ju bëftë mirë!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..