Strudle me mak dhe arra

Strudle me mak dhe arraPërbërja:

– qumësht i vokët 4 dl

– ujë i vokët 2 dl

– tharm 1

– e verdha e vezës 2

– sheqer 5 lugë

– kripë 1,1/2 lugë

– vaj 1 dl

– miell 1200 g

– fara lulekuqe 2

– sheqer vanile 5 lugë

– qumësht

– sheqer për mbushje me mak 10 lugë

– arra të bluara 250 g

– leng portokalli 5 lugë

– sheqer për mbushje të arrave 10 lugë

 

Qumështin dhe ujin i kriposni dhe u shtoni sheqer, një lugë miell dhe tharm. Nuk duhet të pritni tharmin të reagojë, menjëherë i shtoni vezët, përziej ngadalë dhe shto miellin, duke përzier. Kur të përfundoni se përzieri një kilogram miell, filloni të shtoni vaj ngapak, e pastaj pjesën tjetër të miellit,e pastaj vaj përsëri. Përzieni mirë, që të formoni brum të mirë mbulojeni me diçka dhe lereni në të ngrohtë që të nxëjë tharmi.

Brumin e nxënë ndajeni në 4 pjesë të barabarta. Çdo pjesë ngjesheni me dorë të butë dhe lereni të rrijë. Bëjeni me miell sipërfaqen ku punoni dhe filloni t`i zhvilloni pjesët një nga një. Secilën pjesë e lyejmë si dëshirojmë dhe e rrokullisim në strudel. Strudle-n e shtrini në tepsi të lyer me vaj, lëreni në të ngrohtë rreth 15 minuta e pastaj e lyejmë me të verdhën e vezëve.

Vendosini të piqen në furrë të ngrohur më parë në 250 gradë celzius. Kur strudel-ja do fillojë që ngadalë të marrë ngjyrë të verdhë, reduktoni temperaturën në 200 dhe lereni për 10 minuta ashtu, pas kësaj e kthejmë temperaturën në 250 dhe u lejojmë që të piqen deri sat ë marrin ngjyrën e verdhë të arit.

Strudle-in e gatshëm e heqim dhe e mbëstjellim me pecetë. Ashtu të mbështjellura i lëmë 2-30 minuta e më pas munden prerë dhe shërbyer.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..