Strudel me mollë dhe lajthi

Strudel me mollë dhe lajthiPërbërësit për 8 persona:
-1 kg mollë
-120 gr gjalpë
-50 gr bukë të grirë
-50 gr rrush të thatë
-1 limon
-Sheqer pluhur, aq sa duhet
-Kripë
-300 gr miell
-80 gr sheqer
-50 gr stika pishe
-1 vezë
-Kanellë
-50 gr lajthi

Përgatitja:
1. Në një enë përziejmë miellin me vezën, sheqerin dhe pak kripë. Punoje brumin bashkë me një lugë ujë dhe përzieji që të lidhet mirë. Kur brumi të jetë i ngjeshur, vendoseni në një enë dhe lëreni të pushojë të mbuluar me qese kuzhine.
2. Për të përgatitur mbushjen përzieni gjithë përbërësit e ngelur përveç bukës të cilën duhet ta zbusni me 3 lugë rum (nëse nuk e pëlqeni, me qumësht). Mbulojeni edhe mbushjen dhe lëreni mënjanë!
3. Kaloni në mikser tulin e bukës dhe vendoseni në një enë të vogël, në zjarr, me 50 gr gjalp. Hapni brumin në një banak pune . Në shtresën e parë vendosni bukën e tharmuar nga skuqja me gjalpin dhe më pas mbushjen. Paloseni petën në formën e sfoliatës dhe piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 40 minuta. Shërbejeni pasi e keni pluhurosur me sheqer pluhur.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..