Strudel me mollë

Strudel me mollëPërbërësit:

2 mollë golden
1 pako petë të gatshme brumi sfoliato
një lugë e vogël marmelatë sipas dëshirës
1 dorë rrush të thatë
1 dorë stika
4-5 lugë sheqer
pak kanellë
sheqer pluhur
1 vezë

Përgatitja:

Qërojmë e presim mollët në copa të vogla. Shtrojmë petët mbi tryezë duke lënë nën to letrën e furrës me të cilën janë mbështjellë. Hapim marmelatën me penel mbi petë, vendosim mollët në mes të petës gjatë gjithë gjatësisë së saj në mënyrë të baraslarguar nga anët, pa arritur deri në fund, që të kemi mundësi t’i mbyllim skajet. Shpërndajmë mbi mollët rrushin e thatë dhe stikat, pastaj i pudrosim me sheqerin dhe kanellën. Para se të mbështjellim strudelin, thyejmë vezën dhe ndajmë të bardhën nga e verdha. Me të bardhën lagim anët e petës. Mbështjellim strudelin duke ngritur njërën anë të petës nga letra e furrës dhe duke formuar një rrotull brumi të mbushur me mollë brenda. Mbyllim dy skajet e petëve si letrën e karameleve. Hapim me penel mbi sipërfaqen e rrotullës të verdhën e vezës, të holluar me pak ujë. E fusim strudelin në furrë me 170 – 180 gradë dhe e pjekim për 30 minuta. E pudrosim me sheqer pluhur.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..