Strudel me kajsi dhe fistike

Perberesit per 6-8 persona:

-nje pete pasta sfoglia

-gjysem kg kajsi
-50 gr buke e grire
-30 gr gjalp
-100 gr sheqer
-80 gr fistike
-gjethe mente e fresket
-sheqer pluhur
-lekura e nje limoni Bio

Pergatitja:
I presim ne kater pjese kajsite. U heqim berthamen dhe i hedhim ne nje tenxhere, bashke me sheqerin, lekuren e limonit dhe gjethet e mentes.
I leme te gatuhen ne zjarr te ulet per rreth 30 minuta.
Nderkohe skuqim ne gjalp buken e grire.
Hapim peten e pasta sfoglia-s dhe i shtrojme buken e grire e te skuqur, fistiket e grire dhe perberjen me kajsi. Si buka e grire ashtu edhe kajsite duhet te jene te ftohta kur te shtrohen!
Me ndihmen e pecetes ose te letres se pjekjes rrotullojme peten e pasta sfoglias dhe i japim formen e strudelit.
E lyejme siperfaqen e strudelit me pak qumesht ose me te verdhe veze dhe e pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 30 minuta.

Pasi ta nxjerrim nga furra, e leme te ftohet. E sperkatim me pas me sheqer pluhur dhe e servirim te shoqeruar me pana te rrahur me sheqer.

Ju befte mire

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..