Stringocit e Michelle Obama-s

Stringocit e Michelle Obama-sStringocit janë pjata e preferuar e Michelle Obama-s. Dhe pasi t’i provoni do t’i jepni të drejtë, është një pjatë e shkëlqyer!

Stringocit – makarona tipike umbre, të bëra në shtëpi , të gjata, të ngjashme me lidhëset e këpucëve, për nga forma.

Për stringocit:
– 200 gr miell 00
– 100 gr miell i zakonshëm
– kripë
– ujë
Për salcën:
– 350 gr proshutë në copëza
– vaj ulliri
– 3 vezë
– djathë pecorino romano i grirë
– piper i zi

Përgatitja:

Në një tas të madh përziejmë miellin me kripën dhe shtojmë ujë të vakur pak e nga pak, duke e punuar brumin në fillim me pirun e pastaj me duar sa të bëhet një kulaç i ngjeshur, por i shkrifët. E lëmë në qetësi për 1 orë, të mbështjelle me letër të tejdukshme dhe pastaj hapim me të një petë të trashë. Meqë peta duhet të jetë e trashë, nuk e hapim me makinë, por thjesht me pec. E mbështjellim petën rrotull një thike drejtkëndëshe (nga ato që përdoren për të prerë brumin), pastaj e tërheqim me kujdes nga thika; e presim rrotullën që formuam në shirita 1 cm të gjerë, të cilët pas prerjes i çrrotullojmë, i hapim menjëherë që të mos ngjiten me njëri- tjetrin (në qoftë se nuk keni dëshire t’i hyni kësaj pune, blini taliatele të freskëta, por pa vezë) për përgatitjen e salcës, kaurdisim pançetën në një tigan me pak vaj ulliri. Në një tas rrahim vezët me 3 lugë djathë pecorino të grirë. Kullojmë stringocit e zier (al dente) të kemi kujdes sepse ziejnë brenda pak minutave, i hedhim në tiganin ku kemi pançetën, u shtojmë vezët dhe i përziejmë me shpejtësi. I servirim me shumë pecorino e piper të zi.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..