Spinaq me qepe te skuqura

Përbersit për 4-5 persona duhen :
-spinaq 1 kg,
-vaj 4-5 lugë gjelle,
-qepë 2 kokrra,
-hudhra 4-5 thelpinj,
-kripë, piper.

Pergatitja:
Spinaqi pastrohet nga gjethet e dëmtuara, lahet me ujë të bollshëm duke e ndërruar 2-3 herë dhe hidhet në ujë të vluar me kripë ku zien për 5-7 minuta. Pastaj kullohet dhe pritet.
Në tigan me yndyrë skuqen qepë të njoma të grira hollë, shtohet spinaqi, hudhra të shtypura, kripë e piper, përzihen mirë dhe lihen në zjarr 2-3 minuta të tjera. Spinaqi me qepë mund të nxirret si gjellë e veçantë ose si garniturë me gjellë me mish. Gjithashtu spinaqi me qepë shkon mirë dhe me vezë. Në këtë rast spinaqi i gatshëm vendoset nëpër pjata dhe sipër vihen vezë syza të skuqura në çast. Gjatë vendosjes në pjata spinaqi spërkatet në lëng limoni ose limontoz të tretur në ujë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..