Speca të mbushura me djathë

Speca të mbushura me djathëPërbërësit:

-4 speca të gjelbër

-100 gr djathë

-2 copë salsiçe të tymosura

-2 thelpinj hudhër

-2 copë djathë i shkrirë

-kripë dhe piper i zi.

Gatimi:

Në një enë të madhe e të thellë e grijmë djathin dhe e shtojmë djathin e shkrirë. Salsiçet i presim në kube dhe i shtojmë në enë. E përziejmë masën me lugë drurë, derisa të bashkohet.

Specave ua largojmë bishtat dhe farat. Me lugë kafeje, specat i mbushim me përmbajtjen nga ena e madhe. Me dorëzën e lugës së drurit e shtypim përmbajtjen në spec, që të mos mbeten pjesë të zbrazëta.

Specat e mbushura i rendisim në pjatë dhe i lëmë të qëndrojnë derisa të forcohet përmbajtja përbrenda.
Domatet i presim në feta të holla dhe i rendisim shkallë-shkallë në pjatë. Specat e mbushura i presim në feta. Fetat e specave i rendisim mbi fetat e domateve në pjatën për servirje.

Disa ullinj të mbushur i presim në rrathë të holla me të cilat e zbukurojmë pjatën për servirje.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
AntiPastë · Sallatëra

Don't Miss! random posts ..