Speca të kuq të mbushura me gjize

Përbërësit

-1 kg speca të kuqe të rrumbullakt

-gjysëm kile gjize
-1 tufë majdanoz
-5 luge vaj ulliri
-nje luge krip
-hudhra sipas deshires

Përgatitja

Marrim specat, i lajme dhe i heqim bishtat bashke me farat dhe i leme menjane.
Marrim gjizën e vendosim në një enë të thellë dhe në të hedhim vajin, majdanozin e lare e të grire, kripën dhe hudhrën në se deshironi (une nuk i hedh më pelqen pa hudhra).
I trazojme mirë qe masa e gjizës ti marri të gjithë përbërësit. Do të marrim një luge kafeje të madhe dhe do të fillojmë ti mbushim një e nga një, pasi i kemi mbushur i vendosim në një tenxhere ku dhe do ti ziejme. E mira është që të ziejnë me avull (në ato aparatet me korent po edhe pa korent). Edhe në se nuk keni tenxhere me avull, mund të veprohet në këtë menyre: Brenda në tenxheren që do të vendosim në zjarr vendosim disa pirunj të rreshtuar permbys në të kundër të njëri tjetrit dhe mbi to vendosni specat e mbushura. Hedhim një gote uje, vendosim kapakun dhe i vemë për të ziere për 5-8 minuta. Pas kësaj hiqet nga zjarri dhe i leme me kapak të mbyllur deri sa specat te ftohen. Specat janë gati për tu servirur.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..