Speca me ujë në tavë

Përbërësit:

-20 kg speca

-½ litra uthull të bardhë molle

-2 ½ gota uji kripë

-10 litra ujë

 

Specat e larë shpohen me thikë në majë dhe palosen në enë balte, druri ose plastike.

Vlohet uji, shtohet kripa dhe pasi të largohet nga zjarri, shtohet uthulla. Shëllira e nxehtë hidhet mbi speca.

Thupra hardhish të përvëluara vihen mbi speca dhe ato rëndohen me një rrasë guri të larë mirë dhe të sterilizuar në furrë me temperaturë të lartë në mënyrë që uji të depërtojë mbi speca.

Mbyllet ena me kapak dhe mbulohet me plaf për 3 ditë, pastaj vendoset në vend të freskët gjer në përdorim.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..