Spaghetti me djathe dhe piper

Përbërësit për 4-5 persona:
-1 pako spaghetti
-70 gr parmigiano regianno e grirë
-70 gr pecorino romano i grirë
-60 ml qumësht
-80 ml vaj ulliri i cilësisë së parë
-piper kokërr
-kripë (opsionale)

Përgatitja:
Në një tas përziejmë dy djathërat dhe shtojmë qumështin.
Përziejmë mirë dhe pastaj shtojmë vajin e ullirit bashkë me piper të freskët.
Përziejmë përsëri. Piper duhet të ketë bollshëm, aq sa të marrë përzierja ngjyrë gri.
Heqim mënjanë gjysmën e përzierjes.
Ziejmë spaghettit “al dente” në ujë me kripë, i kullojmë dhe i hedhim në tasin me djathërat. Përziejmë mirë me një pirun. Mund të jetë e nevojshme të shtojmë dhe nja dy lugë gjelle nga uji ku ziejnë makaronat.
Shtojmë pjesën tjetër të djathërave që hoqëm mënjanë dhe përziejmë përsëri.
Provojmë shijen. Nëse e duam më pak më tepër kripë, mund të shtojmë. Normalisht, kripa që kanë djathërat dhe kripa që kanë marrë spaghettit gjatë zierjes duhet të mjaftojë.
E shërbejmë menjëherë të shoqëruar me një tas pecorino romano të grirë dhe mulli piperi në tavolinë, në mënyrë që të spërkasim në pjatë nëse do të duam.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..