Spageti me pule dhe vaj aromatik

spagetiPër 4 persona nevojiten:
450 gr makarona spagetini nr.10
600-700 gr pulë (gjoks dhe kofshë)
1 filxhan vaj aromatik
2 lugë gjelle kaperi
4 lugë gjelle ullinj të zinj dhe të gjelbër pa berthama
2-3 thelbinj hudhra të prera hollë
1 gotë verë e bardhe
1 lugë gjelle lëng limoni
2-3 lugë gjelle djathë parmixhan i grirë
Lëkura e grirë e 1 limoni
2-3 lugë gjelle majdanoz i prerë hollë
Kripë e piper

Pergatitja:
I hedhim pulës kripë e piper. Në një tigan nxehim gjysmë filxhani vaj aromatik dhe hedhim brenda pulën. E skuqim mirë për 5 minuta nga të dyja anët dhe më pas shtojmë hudhrën, kaperin dhe ullinjtë. E shuajmë me verë, shtojmë majdanozin dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë për 10 minuta. Përgatisim makaronat: në një tenxhere të madhe me ujë të valuar dhe kripë hedhim makaronat spagetini, të cilat i ziejmë për 6-8 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën. Në një tas hedhim gjysmë filxhan vaj aromatik, 1 lugë lëng limoni, lëkurën e grirë të 1 limoni si dhe 1 lugë majdanoz të prerë hollë. Kullojmë makaronat dhe i përziejmë me salcën e përgatitur si dhe 2-3 lugë djathë parmixhan të grirë. I përziejmë mirë dhe i servirim bashkë me pulën.

Përgatitja e vajit aromatik:
2 filxhanë vaj luledielli
4 lugë të vogla pluhur speci (paprika ose spec djegës)
Përziejmë vajin me pluhurin e specit dhe i lëmë per 5-10 minuta në zjarr shumë të ulët që të leshojnë shijen dhe aromën. Më pas është gati për përdorim.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra · Pasta

Don't Miss! random posts ..