Spageti djegës me limon dhe ajkë

Spageti djegës me limon dhe ajkëPërbërësit:

– 2 limona kokërr
– 1 thelb hudhre i grirë
– vaj ulliri
– 250 ml ajkë e freskët
– kripë
– Spec djegës jeshil ose i kuq, i prerë në feta
– 75 gr djathë parmixhan i grirë
– 400 gr spageti

Përgatitja:

Hiqjani dhe grijani lëkurën limonit duke e prerë në copa të vogla, ndërsa limonit tjetër i merrni lëngun. Në një tigan skuqni në vaj hudhrën derisa të marrë ngjyrë. Shtoni ajkën, kripë, lëkurën e grirë dhe copat e limonit dhe lërini në zjarr për 4-5 minuta. Bashkoni pastaj edhe lëngun e limonit dhe vazhdoni t’i lini në zjarr edhe për 2-3 minuta të tjera. Ndërkaq, ziejini, por jo shumë makaronat. Vendosini në tigan më ajkën. Shtoni specin djegës dhe djathin parmixhan, përziejini mirë dhe shërbejini.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra · Pasta

Don't Miss! random posts ..