Sorbet nga pemët e buta

Përbërësit për desertin më freskues verorë: 

  • 350 gr mjedra,
  •   250 gr rrush serezi,
  •   200 gr sheqer,
  •   150 ml ujë,
  •   1 e bardhë e vesë,
  •   lëngu i një limete ose limoni,
  •   1/8 l verë e bardhë kualitative ose shampanjë (vera mund të zëvendësohet me lëng agrumesh ose frutash të buta, por në këtë rast ky desert nuk do të jetë sorbet, por një koktej që i ngjason koketej “granite”). 

Përgatitja:
Vlon sheqeri me ujë 7 minuta dhe ftohet sherbeti. Pemët shtypen në formë pureje.
Tundet e bardha e vesë në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohet me pemë,lëng limoni (verë për shije më të theksuar, por bënë edhe pa të) dhe sherbet. Masa përzihet mire gjersa të bëhet e njëllojtë.
Derdhet në enë të cekët, futet në frigorifer dhe gjatë ngrirjes, përzihet 3-4 herë, në mënyrë që mos të formohet si një copë akulli, por të jetë e lëmuar dhe e përshtatshme pastaj për t’u shërbyer.
Me përbërësit e lartpërmendur, në të njëjtën mënyrë, përgatitet sorbet me mango (2 mango), dredhëza (1/2 kg dredhëza), kivi (7 copë).
Shërbehet në gota me grykë të gjerë dhe të ftohura mirë.

Article Tags:
Article Categories:
Reçelëra

Comments

Don't Miss! random posts ..