Sorbet nga pemët e buta

Sorbet nga pemët e butaPërbërësit për desertin më freskues verorë:

350 gr mjedra, 250 gr rrush serezi, 200 gr sheqer,150 ml ujë, 1 e bardhë e vesë, lëngu i një limete ose limoni, 1/8 l verë e bardhë kualitative ose shampanjë (vera mund të zëvendësohet me lëng agrumesh ose frutash të buta, por në këtë rast ky desert nuk do të jetë sorbet, por një koktel që i gjason koktel “granite”.

Vlon sheqeri me ujë 7 min. dhe ftohet sherbeti. Pemët shtypen në formë pureje. Tundet e bardha e vesë në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohet me pemë, lëng limoni, (verë për shije më të theksuar, por bënë edhe pa të)dhe sherbet. Masa përzihet mirë gjersa të bëhet e njëllojtë. Derdhet në enë të cekët, futet në friz dhe pas afro 3 orë nxirret nga frizi për t’u përzi me lugë ose piru. Gjatë procesit të ngrirjes, përzihet 3-4 herë rradhazi çdo 2-3 orë, në mënyrë që mos të formohet si një copë akulli, por të jetë e lëmuar dhe e përshtatshme pastaj për t’u shërbyer.

Me përbërësit e lartpërmendur, në të njejtën mënyrë, përgaditet sorbet me mango (2 mango), dredhëza (1/2 kg dredhëza), kiwi (7 copë ).

Shërbehet në gota me grykë të gjërë dhe të ftohura mire.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..