Smoothie me Mango

Smoothie me MangoPërbërësit:

-1 mango e madhe ose 2 të vogla,
-250 ml kos pa yndyrë,
-150 ml qumësht i përpunuar,
-8 kuba akulli,
-gjysmë banane.

Përgatitja:

Priteni mangon përgjysmë. Me pas, prisni gjysmat në linja vertikale dhe horizontale. Hidhni kosin dhe qumështin në një mikser dhe më pas shtoni kubat e akullit dhe copat e prera të mangos. Lëreni të përzihet në mikser, derisa përbërësit të treten plotësisht. Nëse përzierja është shumë e hollë, atëherë shtoni në mikser gjysmë bananeje, e cila do ta ëmbëlsojë më tepër. Hidheni përzierjen në gotë dhe për ta bërë pijen të duket më estetike, vendosni pipat. Ju bëftë mirë!

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Pije

Don't Miss! random posts ..