Si ta përgatisni bagetën vetë

bagetaPërbërësit:
-450 g miell tip “0” ose miell për bukë dhe pizza
-1 bustinë me maja birre të thatë (kokrriza)
-250 ml ujë + 3 lugë ujë të vakët
-1 + 1/2 lugë e vogël me kripë të imët
-kripë kokërrmadhe
-piper i zi
-vaj ulliri
Përgatitja:
1.Në një tas të madh, në makinën e bukës ose në robot, hedhim majanë dhe 3 lugë ujë të vakët dhe e përziejmë me lugë derisa të tretet. Shtojmë më pas miellin, ujin dhe në fund kripën e imët. I përziejmë fillimisht në tas dhe më pas e punojmë brumin me dorë në tavolinë për rreth 10 minuta (me makinën e bukës ose robot mjaftojnë 4 minuta).2.E ndajmë brumin në 12 topa dhe u japim formë të zgjatur bagetave, i vendosim në tavën ku kemi shtruar letër pjekjeje, duke lënë 4 cm distancë midis tyre. I mbulojmë me plastmasë kuzhine të lyer me pak vaj ulliri dhe i lëmë të pushojnë për 30 minuta.
3.Pas kësaj kohe, heqim plastmasën, i lyejmë me vaj ulliri, i spërkatim sipër me kripë kokërrmadhe dhe piper, dhe i vëmë të piqen për 15 minuta në furrë në temperaturën 200°C (e ndezim furrën 15 minuta më parë) ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.Living.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..