Shportëz vegjetariane

Shportëz vegjetarianePërbërësit për 4 persona:

2 karota
½ patëllxhan
1 kungulleshkë
½ qepë
200 g parmigiano
1 degë selino
1 spec i kuq
4 toptha mozzarella
2 lugë miell
4 domate qershiza
vaj vegjetal
kripë e piper.

Përgatitja:

Parmigianon e prerë në copa e hedhim në një tenxhere të vogël dhe e shkrijmë në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht.
Pasi të shkrihet, e derdhim mbi 4 tasa të vegjël të kthyer përmbys mbi një letër kuzhine. I lemë të ftohen, ndërkohë që përgatisim perimet.
Perimet, përveç domateve, i presim në rripa te hollë (julienne). I spërkasim me kripë e piper dhe i ngjyejmë me mozzarellën e shkrirë, në të cilën kemi hedhur miell. Më pas i skuqim në vaj të nxehtë ose më mirë në fritezë. I kullojmë mbi një letër kuzhine.
Marrim shportëzat e djathit, i mbushim me perimet e mësipërme, i zbukurojmë me domatet dhe ato janë gati për servirje.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..