Shporta me fior di late

Shporta me fior di latePërbërësit:

100g fior di late (ose salcë kosi)
4 petë të hapura(për shportat)
pak vaj ulliri (sa duhet = sipas dëshirës)
piper i zi
luleshtrydhe
lëkurë domate
20gr arra

Përgatitja e shportave:
Merren 3 fije petë të hapura (si për byrek) ose të gatshme, lyhen kupat e kremkaramelit (metalike) me pak gjalpë, pritet peta katrore që duhet të jetë të paktën 3 gishta më e madhe që të ketë mundësinë të marrë formën e duhur rreth kupës, piqet në furrë me 170°për 10 minuta. I lëmë sa të bëhen të kuqërremta. Pastaj i mbushim me salcën e bardhë, hedhim arrat e thërrmuara dhe zbukurimet sipas dëshirës, lule, fruta, etj.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..