Përbërësit:
– disa qofte te vogla
– speca të prerë në kubikë të vegjël
– 1 qepë e njomë
– 1 thelbi hudhër
– 2 kokrra domate
– 1 karotë e zierë e prerë në kubikë
– vaj ulliri
-erëza të freskëta
– 30 ml uzo
– djathë pikant kaçkavall
Përgatitja:
Në një tigan hedhim hudhrën dhe vajin e ullirit. Më tej shtojmë qepën e njomë dhe specat.
Mbas 2 minutash shtojmë domatet, qoftet dhe i shuajmë të gjithë përbërësit me uzo.
Shtojmë më tej makaronat të cilat i kemi zierë paraprakisht dhe i spërkasim me 2 lugë nga uji i tyre.
I vendosim makaronat me garniturën e tyre në një pjatë dhe në fund e zbukurojmë me djathin pikant kaçkavall.