Shpageta me perime

Shpageta me perimePërbërësit:

– 320 gr shpageta,
– 4-5 fileta sardele,
– 300 gr domate të vogla,
– 1 thelb hurdhe,
– ullinj të zinj,
– 2 lugë kaperi,
– rigon,
– 6 lugë vaj ulliri,
– 50 gr rikota,
– kripë.

Përgatitja:

Vini ujin për të zier, ndërkohë shpëlani filetat e sardeleve, kaperit dhe thajini me letër kuzhine. Hidhni shpagetit në ujin e zier dhe lërini në zjarr. Ngrohni vajin në një enë dhe hidhni sardelet, hurdhën, domatet, kaperit dhe ullinjtë. Kulloni shpagetit dhe hidhini ne enën që përgatitet salcën. Rregullojini me kripë, piper, rigon dhe pak rikota, shërbejini të ngrohta.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..