Shishqebap pule me susam

shishqebap-pule-me-susam_hdNevojiten:

* 600 gr kofshë pule
* 50 gr susam
* 150 mashurka
* 200 gr presh
* 200 gr karota
* rozmarinë
* 1 thelb hudhër
* 2 lugë sos soje
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në enë të madhe e të thellë e hedhim rozmarinën, hudhrën e grirë, hedhim vaj, kripë dhe piper të zi. Në enë e hedhim edhe lëngun e një limoni dhe sosin nga soja.

Mishin e pulës e presim në copa dhe e vëmë në enën e madhe me erëza, për të qëndruar në këtë marinadë së paku 2 orë.

Në tenxhere me ujë hedhim kripë dhe i vëmë mashurkat për t’u kaurdisur. Pas një kohe të shkurtër, tenxheren e largojmë nga zjarri, i kullojmë mashurkat dhe i presim në copë të vogla.

Në tigan e skuqim susamin. Pasi susami merr ngjyrë të kuqërremtë, tiganin e heqim nga zjarri.

Copët e mishit i nxjerrim nga marinada, i ngulim në katër shkopinj metali dhe i skuqim në skarë.

Preshin dhe karotat e prera në rrathë të pjerrëta i skuqim në tavë. Në tavë i vëmë edhe mashurkat e kulluara.

Përziejmë, e shtojmë susamin dhe hedhim kripë. Perimet nga tava i vëmë në pjatën për servirje.

Shishqebapet i rendisim mbi perimet në pjatën për servirje. Zbukurojmë me degë kopri në dy skajet e pjatës. Në mes vëmë një gjysmë limoni të prerë në formë të krahëve të mjellmës.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..