Shishqebap pule me mente

Shishqebap pule me mentePërbërësit për 4 persona:

– 600 gr fileto pule

– 159 gr kos

– 2 degë mente

– 2 thelpinj hudhër

– pak majdanoz i grirë

– kripë, piper

Përgatitja:

I prisni në kub filetot e pulës. Kosin përziejeni me hudhrën e grirë, me majdanozin dhe mentën e copëtuar imët. Shtoni kripë dhe piper. Hidheni përbërjet mbi filetat e pulës dh vendoseni në frigorifer për minimumi 6 orë. Pasi t’i nxirrni, futini kubat e filetos në kunjat e shishqebapit dhe piqini në furrë ose në zgarë për rreth 10 minuta. Shërbejini të ngrohta, shoqëruar edhe me salcën me kos. Mund të konsumoni njëkohësisht edhe limon apo sallatë me domate, majdanoz dhe qepë të kuqe.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..