Sheqerpare turke

Sheqerpare turkePërbërësit
Per brumin e biskotave: dalin afërsisht 20 copë prandaj mund të bëni dhe gjysmë doze
-125g gjalpë i tretur i vakët
-200g sheqer
-2 vezë
-100g miell misri i bluar imët (semola)
-1 lugë e vogël me lëkurë limoni të grirë
-1 bustinë sodë për ëmbëlsira
-1 bustinë vanilje
-280g miell 00
-disa kokrra lajthi të qëruara, për zbukurim
Për shurupin:
-4 gota ujë (250ml një gotë)
-3 gota sheqer
-lëngu i ½ limoni

Përgatitja:
Në fillim përgatisim shurupin: hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere, i përziejmë dhe i lëmë në flakë të ulët dhe kur të marrë valë shtojmë lëngun e limonit. E lëmë në zjarr të valojë për 15 minuta. Më pas e lëmë të ftohet. Përgatisim biskotat: në një tas përziejmë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezët dhe më pas miellin e misrit. Shtojmë lëkurën e grirë të limonit, vaniljen dhe sodën me sitë. Tani fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë
miellin, aq sa të bëhet brumë që të punohet me dorë dhe të mos ngjisë. E lëmë të pushojë të mbuluar me plastmasë kuzhine për 30 minuta, në temperature ambienti.
Pas 30 minutash bëjmë me brumin topa të vogla sa një kokërr arre, i vendosim në tavën e furrës të lyer me gjalpë, vendosim te secila një kokërr lajthi dhe i fusim të piqen me 180° në furrën e ngrohur më pare për 15/20 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë
ngjyrë. I nxjerrim nga furra dhe me garuzhde i hedhim sipër shurupin e ftohtë, hedhim sipër çdo biskotë. Të nesërmen janë gati./living/

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..