Sheqerpare speciale

shqerpare_771508353Për 30 copë:

Miell 1 kg
Gjalpë të tretur ose Vital 600 gr
Sheqer 350-400 gr
Vezë 8 të verdha
Sodë 3 gr
Për shurupin:
Sheqer 1250 gr
Ujë 850 gr
Pak vanilje
Arra 75 gr

Përgatitet brumi i shkrifët duke rrahur gjalpin me sheqerin, shtojmë pjesë –pjesë të verdha e vezëve duke i punuar vazhdimisht, shtojmë miellin të përzier me sodën e bukës. Zihet brumi duke e punuar me kujdes për të mos e bërë elastik.
Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe i vendosim në mes të çdo cope një ose gjysmë thelbi arrë. Vendoseni në tepsi të thata të pa lyera me yndyrë. Piqen në temperaturën 230 gradë Celsius për 25-30 min. Pasi dalin nga pjekja, duke qenë të ngrohta spërkaten me shurup të ftohtë, i cili duhet të jetë i aromatizuar me vanilje.

Burimi: Living.al

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Comments

Don't Miss! random posts ..