Sharlotë me dredhëza

Sharlotë me dredhëzaPËRBËRËSIT:
• 1/4 lit qumësht,
• 1 vanilje,
• 3 të verdha vezësh,
• 3 lugë sheqer,
• 1 lugë niseshte,
• 2 qeska xhelatinë,
• 200 gr biskota të gjatë,
• 3 dcl ajkë të ëmbël,
• 3 lugë sheqer,
• 500 gr dredhëza.

Qumështi me sheqer vihen të vlohen. mNdërkohë tunden të verdhat e vezëve me sheqer dhe niseshte. Qumështi i vluar largohet nga zjarri dhe në të derdhet masa e vezëve, pastaj prapë vihet në zjarr të ulët duke e përzier vazhdimisht gjersa të trashet kremi. Xhelatina ulet në 4-5 lugë ujë dhe përzihet në kremin e përgatitur. Gjysma e ajkës së tundur ndahet për lyerje të jashtme, e gjysma përzihet me krem. 10 dredhëza skajohen për të zbukuruar desertin, kurse pjesa tjetër e dredhëzave grimcohen dhe përzihen me krem. Kallëpi ose tenxherja e thellë mbështillet me folie alumini.

Biskotat ulen pak në ujë të përzier me lëng limoni e liker vishnjeje dhe radhiten në fund dhe anash enës. Brendia mbushet me kremin me përgatitur dhe mbi mbulohet me biskota. mMbi vihet një pjatë e cekët. Ena futet në frigorifer mpër disa orë. Para se të shërbehet, përmbyset në pjatë. Largohet folia, zbukurohet me ajkë dhe dredhëza të tëra.

(Kosova Sot)

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..