Sfoliate role me perime te pjekura

Veshtiresia:recete e lehte per tu pergatitur.
Koha e pergatitjes 30′

PERBERESIT:
3 feta djathi kremoz (sottilette), 1konfeksion me pasta sfoglia prej 240gr ose brume per byrek te pergatitur ne shtepi, 200 gr kungulleshka te prera ne feta te pjekura ne grill, 1 spec i madh i pjekur, 50 gr patllexhane ne feta te pjekura ne grill, 10 gr tul buke i fresket, perzjerje barishtesh aromantike si borzilok, majdanoz, 2 luge vaj ulliri, kripe sa duhet.

 PERGATITJA:
Grini ne mixer tulin e bukes me 2 luge vaj ulliri,pakez kripe dhe erezat.
shtrijme brumin sfogliat mbi letren e vet te furres.Shperndajme perzierjen me tulin e bukes dhe aromat
Shtrijme ne gjithe siperfaqen e petes perimet e grira ne rripa te holla dhe ne fund fetat e djathit kremoz.
Rrotulloni peten mbi mbushjen si ne figure dhe me pas e pjekim ne furre te nxehte ne temp. 200°C per 25′
Lereni te ftohet pakez.Gati per tu servirur.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..