Sepje jahni

sepjeSepjeve ose dhe kallamarëve të pastruar u pritet trupi në feta, këmbët u pritcn 2-3 cm të gjata, lahen e kullohen. Kaurdiset qepa me lyrë sa të vyshket, hidhen sepjet, hudhra të grira, pak miell, shuhen me verë e domate ose salcë, kripë, piper dhe dafinë; vendosen të ziejnë në zjarr të ngadalshëm, sa të bëhcn gati.
Shërbehen të nxehta me feta buke të skuqura.
Për 4-5 persona duhen:
– 1.5 kg sepje ose kallamare;
– 2 qepë mesatare;
– 4-5 lugë gjelle me vaj;
– 3-4 thelpinj hudhra;
– 1 lugë gjelle me m.icll; 3 lugë gjelle verë e bardhë; – 2 domate mesatare ose 1 lugë gjelle me salcë;
– nga nje fetë bukë e skuqur për person;
– kripë, piper, dafinë.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..