Sepie të mbushura

Sepie të mbushuraPërbërësit:

5 domate gjatoshe si dardhë
5 sepie të mëdha të pastruara më parë
4 thelpinj hudhre
majdanoz, borzilok, bukë e thekur e grirë
djathë i grirë kaçkavall
1 gotë me verë të bardhë
1 katror ekstrakt lëngu bimor dhe vaj bimor

Përgatitja:

Bëj gati një lëng duke vënë për të skuqur në vaj 2 thelpinj hudhre dhe duke shtuar aty domatet e qëruara më parë, majdanozin dhe katrorin e lëngut bimor. Zieji për 30 minuta. Ndërkohë vër për të skuqur në një tigan 2 thelpinj hudhre më shumë pak vaj dhe shto aty mustaqet e sepieve. Pasi t’i kesh skuqur, hidh aty verën dhe majdanozin dhe zieji për 10 minuta. Rrihi të gjitha duke i shtuar bukën e thekur të grirë dhe djathin. Mbushi sepiet me përzierjen e krijuar dhe mbylli duke i qepur me fill kuzhine. Vendosi në një tigan, hidh aty edhe lëngun e domateve dhe futi në furrë për 40 minuta në temperaturë 160 gradë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..