Sëmundjet të cilat i shëron “Fara e Bereqetit”(Fara e zezë)

Shërimi i problemeve të zemres: Merrni 1/2 lugë vaj të fares së zezë të përzier me ndonjë pije të nxehtë, të pihet përdite në mëngjes kjo do të bëjë të zgjerohen venat & arteriet. Shmangni ushqimet me yndyrë.

Shërimi i dhimbjes së kokës me farë të zezë

Ibnul Kajjimi në Librin e tij – Zadul Mead – Në pjesen speciale rreth Mjekësis Profetike ka thënë. Lyerja e kokës me vaj të kokrres së bereqetit (Vaj i farës së zez) bën dobi të madhe kundër kokë-dhembjes.

Mënyra e dytë: Dhembjes së kokës duke fërkuar me vaj të kokërres së bereqetit (kokërres së zez).

Mënyra e tretë: Përzihet lëngu (vaj) i kokërres së bereqetit me vaj ulliri dhe ky komponim pikohen në hundë nga dy pika.

Për sherimin e Migrenës

Marrja e dozës orale dhe aplikim në ballë ose në pjesën me dhimbje. Të largohet nga ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave.

Dhimbja e shpinës dhe dhimbje të tjera reumatike

Ngroheni mesatarisht Vajin e Fares së Zezë dhe vendoseni intensivisht mbi zonen e dhimbjes. Gjithashu pini tre herë në ditë një lugë kafeje(5ml) Vaj të Farës së zezë.

Sherimi do të arrihet brenda pak javëve.

Çdo dhimbje muskulare: Bëni masazh me vajin e farës së zezë.

Për shërimin e kollitjes dhe astmes: Ferkojeni kraharorin dhe shpinen me vajin e Farës së Zezë, dhe pini një lugë kafeje (5 ml)vaji Farë e Zezë në mëngjes, mesditë dhe naten. Gjithashtu hidhni dy lugë të vogla vaj të farës zezë në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.

Për shërimin e dhimbjes së dhëmbëve, mishit të tyre, të fytit dhe bajameve: Ka thënë Ibnul Kajjimi: ”Nëse zihet kokrra e bereqetit (zeze) me uthull dhe pastai shpërlahet goja me lëngun e përfituar nga zierja, ndihmon kundër dhimbjes së dhëmbëve nga të ftohtit”.

Mënyra tjetër: ”Lëngu i përfituar nga vlimi i kokërres së bereqetit përdoret duke shpërlarë gojën, por edhe duke gargaritur, pastai me vaj të kokërres së bereqetit lyhet fyti prej anës së jashtme dhe pihet që të lyhen bajamet nga ana e brendëshme.

Hahet një lug me kokërr të bereqetit të zier duke e përtypur dhe gëlltitur në esëll.

Për shërimin e diaresë: Perziej një lugë kafeje (5 ml) vaji Farë e Zezë me një gotë kos, pijeni përzierjen 2 herë në ditë për 3 ditë rradhazi.

Gripi dhe bllokimi i hundëve: Katër pika vaj të farave të zeza në secilen vrimë të hundes.

Dëgjimi: Të gjitha problemet e veshit, duke përfshirë, infeksionet dhe dhimbjet e veshit si dhe dëgjimi i dobët: Ngrohni vajin e farës së zezë dhe lëreni të ftohet, me pas hidhni 2 pika vaj në vesh.
për shërimin e hipertensionit: Një lugë kafeje të farës së zezë e përzien me një gotë lëng limoni dhe pihet dy herë në ditë derisa simptomat të zhduken.

Ose çdo lloj pije të nxehtë i shtohen disa (3 deri 5) pika vaj të farës së zezë.

Mënyra e dytë: Merrni ½ lugë çaji me vajin e farës së zezë e pijeni të nxehtë në çdo kohë dhe do merrni 2 hudhëra në stomak bosh.

Sëmundjet e syve dhe mos-shikimi mirë: Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të farës së zezë. Eshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë kafeje me vaj të farës së zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.

Nervozimi dhe stresi: Hedhja e disa pikave të këtij vaji në një filxhan me kafe qetëson sistemin nervor.

Këputje dhe dembelizëm: Një lugë të vogël(5 deri me 10ml) vaj të fares së zezë e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë për 10 ditë rrjesht pas buke në mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vete menjëherë.

Aktivizimi i memorjes dhe aftësisë për të kuptuar: Një lugë të vogël vaj të fares së zezë e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier(uj ku ke zier nenxhik, pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 15 ditë rrjesht.

Sëmundjet e zemrës: Pini Vaj të paster Fare të Zezë të shoqëruar me një lëng të nxehtë psh.caj. Kjo ndihmon të shkrirjen e dhjamrave, hapjen e venave dhe arterieve.

Impotenca (Dobësia seksuale): 200 gr fara të zeza të bluara (kujdes jo vaj por fare e bluar) përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gr çimçakiz arab mashkull i bluar, plus 50 gr vaj xherxhiri, plus 50 gr vaj të farës së zezë, plus 20 gr mjaltë të farës së zezë, me pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}, pas buke nga një lugë e madhe.

Për shërimin e pagjumësisë: Një lugë kafeje vaj të farave të zeza e perzien me mjaltë dhe e hidhni në pije të nxehtë psh. çaj dhe e pini.

Përr fytyrë dhe lëkurë të shëndetshme: Perziej barazisht(në mase) si vajin e Farës së Zezë dhe vajin e ullirit. Ferkojeni me përzierjen fytyren dhe lëreni kështu për rreth 1 orë, më pas lajeni me sapun e ujë do t’a vreni se fytyra juaj shëndrit.

Problemet e stomakut: Pini një gotë qumësht të përzier me vaj të farës së zezë (5ml pra një lugë kafeje) 3 herë në ditë për 5 ditë me radhë.
Të vjellat e shpeshta: Një lugë e vogël vaj të farës së zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar, hidhet në lëng nenexhiku të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa hërë që kemi të vjella të shpeshta.

Diabeti: Përziej një gotë me gjethet e lules WaterCress, një gotë fara të Zeza, gjysëm gotë me lekura shege, dhe gjysëm gotë gjethe Fumaria. Bluajini në grirëse deri sa të bëhen si puder. Pini gjysëm lugë çaji të kësaj përzierje me një lugë çaji (5 ml) vaji të Farës së Zezë para se të hani mëngjesin për rreth 1 muaj apo sa herë që të keni shqetësime në rritjen e sheqerit në gjak.
Mënyra e dytë: Merrni 1/2 lugë çaj të vajit të farës së zezë dy herë në ditë në mëngjes me ujë të nxehtë.

Rënie e flokëve apo për mos-thinjurit para kohe: Fërko rrënjet e flokëve me lëng limoni dhe lëreni për 15min. Lajeni me shampo (apo më së miri me sapun të farës së zezë) dhe ujë tërësisht. Me pas aplikoni vajin e Farës së zezë në rrënjet e flokëve. Përsëritne këtë për disa javë.

Zbokth: Mix 10 ml vaj të farës së zezë ,30 ml vaj ulliri, 30 gr pluhur mehindi. Ngrohje për një kohë dhe pasi pasta të bëhet e ftohtë, aplikoje dhe pas një ore shpëlaje me shampo.

Gurë në veshka, në tëmth dhe në kanalin e urinës: 1/4 kg fara Habe Seude (farë e zezë) 1/4 kg mjalt Habe Seude (mjalt i pastër nga fara e zezë) Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë [Habe Seude] dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë shoqëruar me një lugë të vogël vaj të fares së zezë. Pihet për çdo ditë ne mengjes për një muaj rrjesht.

Kanceri: (Kanceri i zorrëve, kanceri i gjakut, kanceri i fytit, etj): Merrni një gotë lëng rrushi, Shto ½ lugë çaji vaj të farës së zezë dhe pije në mëngjes para buke e pas drekës. Merrni 1 kg elb dhe 2 kg miell gruri, mix së bashku dhe beheni bukë dhe jepjani pacientit për 40 ditë. Shmangeni pataten.

Belbëzimi: 1/2 luge me vaj të farës së zezë me 2 lugë mjaltë dhe mbajeni atë në gjuhë dy herë në ditë.

Tumorët: Lyeni me vajin e farës së zezë pjesët e trupit të infektuara dhe pini një lugë të vajit të farës së zezë një herë në ditë për 15 ditë resht.

Hemoroide: Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një hërë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet per çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.

Mënyra e dytë: Mund vetëm të konsumohet fara e zezë me ushqim.

Meningjiti: Thith avujt e vajit të farës së zezë dhe pini 2 lugë kafeje(10ml) vaj të farës së zezë me lëng limoni çdo mëngjes dhe dark. Ose vetëm konsumoni cdo ditë farën e zezë.

Zbardhja e lëkurës (Vende vende në formë pullash): Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull molle {lëng molle i fermentuar} e më pas me vaj të fares së zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.

Kunder paralizëz faciale dhe tetanozit: Thithja e avullit të vajit të vluar të farës së zezë, ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.

Ulceri peptik: (ulçeri i stomakut): Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë përgjatë një periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta si: (limoni, portokalli i thartë etj). Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e farës së zezë si dhe konsumimi i shegës bashkë më cipën e saj të brëndëshme.

Për shërimin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut: Këshillohet të pihet mëngjes dhe mbrëmje vaj i farës s’zezë.

Të vjellurat: Merrni 1/2 luge lëng përzierje xhenxhefil të freskët me sasi të barabartë vaj te fares se zeze , dy herë në ditë.

Krimbat e stomakut: Mix 1 lugë uthull me gjysmë lugë çaji vaj te fares se zeze dy herë në ditë para dhe pasdite për 10 ditë dhe mos hani ëmbëlsira.

Vështirësi në menstruacione: Mosterje, acarim në stomak: Merrni një lugë me lëng xhenxhefil dhe 1/2 luge çaji i fares se zeze dhe pije dy herë në ditë. Ky trajtim është gjithashtu i dobishëm për trashje.

Leucorrhoea, Shkarkimet e të bardhave, Menstruacionet 2 deri në 4 herë në muaj, dhimbje barku, dhimbje anusi) : Merrni dy gota me ujë dhe çiban me nenexhik shtoni lugë vaj te fares se zeze. Pijeni para mëngjesit dhe pas darke për 40 ditë. Shmangni turshi, vezët dhe peshkun.

Epilepsia: Të merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe të shtoni 2 lugë mjaltë, ½ luge çaji te fares se zeze dhe ta përdorni dy herë në ditë. Shmangni ushqimin e ftohtë, bananet & fiqte gjatë trajtimit.

Për forcimin e imunitetit të njeriut: Të konsumohet fara e zezë me qumsht cdo mëngjes dhe mbrëmje.

Për tretjen e acideve: Disa pika të vajit të kokërres së zezë qiten në një gotë qumsht të nxehtë dhe më pas embëlsohet me mjat dhe pihet.

Për shërimin e paralizës së fytyrës: Ka thënë Ibn Kajjimi: Nëse përdoret vaj i kokërres së zezë përmes hundës, bën dobi kundër paralizez së fytyres.

Për shërimin e jashtëqitjes: Një jogurti i qitet një lugë e madhe me vaj të kokërres së zezë dhe pihet. Kjo terapi merret tre ditë rregullisht deri sa të ndalet jashtëqitja.

Për shërimin e sëmundjeve të lëkurës (shenjave në lëkurë): Duhet të lyhet cdo ditë vendi i lëkurës ku është i smur (ka shenja).

Për shërimin e zorrëve: Ka thënë Ibën Kajimi: Kokrra e zezë pakson lagshtinë (thartiren) e lukthit.

Për trashje të tepërt: Mix 2 lugë e ½ çaji mjaltë dhe vaj te fares se zeze ne ujë të ngrohtë dhe pijeni 2 here ne dite. Mos hani oriz.

Për krimbat e stomakut: Mix 1 lugë uthull me gjysmë lugë çaji vaj te fares se zeze dy herë në ditë para dhe pasdite për 10 ditë dhe mos hani ëmbëlsira.

Për të vjellurat e tepërta: Merrni 1/2 luge lëng përzierje xhenxhefil të freskët me sasi të barabartë vaj te fares se zeze , dy herë në ditë.

Për shërimin e reumatizmes (reumes): Ngrohni pak vaj te fares se zeze dhe aplikoje mbi te gjithe zonen. Fërkoni kockat jo lëkurën dhe pini gjysme luge per 30 dite resht.

Për kurimin e rasteve të dobësisë seksuale

Nevojitet 200 gr kokërr fare të zezë të shtypur (pluhur), 50 gr vaj ulliri, 100 gr dylli të shtypur (dyllë peme mashkull), 50 gr vaj fare të zezë, 50 gr vaj xhirxhiri (sallatë arabe, në anglisht rocket ose eatercress) si dhe 200 gr mjaltë i pastër. Këto përzihen mirë së bashku dhe përgatesa përdoret një lugë kafeje pas çdo vakti. Kjo kurë kthen aktivitetin edhe nëse je në moshë të thyer.

Këshilla të tjera rreth farës së zezë

Fara e zezë mund të konsumohet me shumë lloj ushqime ku disa do të i cekum më poshtë.

1- Me Supë, 2- Me Sallata të ndryshme, 3- Me Gjella të ndryshme, 4-Me Qushmtë,Jogurt…

5- Me Mjaltë, 6-Me ujë, 7- Mund ta përdorni gjat cdo kohe të ushqimit…

KUJDES RRETH PËRDORIMIT TË FARËS SË ZEZË

Femijet nën moshën 12 vjec të perdorin gjysmen e dozës së të rriturve.

Nuk këshillohet për femijet nën 5 vjec.
Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna. Gjatë shtatëzanisë vaji përdoret vetem per perdorim të jashtëm.

Permbledhja është bër nga Dr Ahmed El-Kadi një mjek Muslimanë në Amerikë .

DISA SQARIME RRETH FARËS SË BEREQETIT

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shume se njëqind substancash të ndryshme. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur

• Ndihmojnë metabolizmin e trupit

• Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave

• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shendetshem.

• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojne sinjale alergjike

• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet.

• Kolesterolin në gjak e kthejne në nivelet normalë

• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut

• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër

• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve

• Trupi i njeriut nuk i prodhon këta vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gr. vaj i Farës se Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.

Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karetin, forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.

Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizëm dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave.

Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si AIDS-si, kanceri etj.

Megjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, është vështire të rrijë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë

P.S Produktin e gjeni ne Farmaci Bimore, ose ne tregjet e Myslimaneve, prane Xhamive, pasi eshte nje produkt qe vjen nga Arabia.

Kjo farë e zezë nuk ka asnje lidhje me faren e lulediellit.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Këshilla

Comments

Don't Miss! random posts ..