Savarin me rrush të tharë

kekPËRBËRËSIT PËR BRUMIN:

• 350 g. miell,
• 1/2 qeskë maja,
• 4 lugë qumësht,
• 50 g. gjalpë,
• 2 vezë,
• 1 vanilje,
• lëvore portokalli,
• 1 majë thike kripë,
• 50 g. rrush të tharë.

PËR SHURUPIN:

• 150 g. sheqer,
• 1, 5 dcl rum,
• lëngu i një portokallit,
• 3 lugë marmeladë portokalli,
• 2-3 dcl ajkë,
• disa flegra portokalli për zbukurim.

Në masën e miellit të situr hidhet maja e ardhur me qumësht të vakët. Shtohen vezët e tundura, sheqeri vanilje, lëvorja e portokallit e kaluar në rende, kripa, gjalpi i shkrirë. Të gjitha përzihen mirë dhe brumi ngjishet gjersa të fitohet një brumë i lëmuar. Shtohet rrushi, ngjishet edhe pak brumi dhe zgjatet në formë salami, pastaj i jepet formë kurore. Brumi i përgatitur vihet në tepsi kallëp të lyer me yndyrë, me diametër 20 cm. (në mungesë të kallëpit, në mes të tepsisë vihet një gotë). Skajet bashkohen mirë. Mbulohet me plastmasë dhe qëndron në vend të vakët 1 orë, gjersa të dyfishohet masa e brumit. Kallëpi vihet në tepsi dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 190 gradë C. Piqet 30 minuta. Sheqeri vlon me 3 dcl ujë gjersa të shkrihet, pastaj shtohen lëngu i portokallit, rumi, dhe në zjarr të ngadaltë vlon edhe 10 minuta. Shtohen disa flegra portokalli dhe vazhdon të vlojë edhe 2- 3 minuta. Savarini i pjekur dhe i ftohur shpohet në disa vende dhe me lugë i hidhet sherbeti i nxehtë. Pas 40 minutave vihet në pjatë ku do të shërbehet. Marmelata nxehet me 2 lugë ujë dhe me të lyhet ëmbëlsira. Në mes zbukurohet me ajkë të tundur, kurse përreth me flegra portokalli të ziera në sherbet.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..