Sarme pule në tavë

Sarme pule në tavëPërberesit:
1 gotë shmand
2 gota djathë
2 gota spinaq
6 pjesë gjoks pule të vogla
1 vezë
1 gotë prezlla
1 gotë e gjysëm hajvar
4 lugë shmand
Udhëzimet:
Fillimisht furrën e nxehim në 250 gradë
Në një enë miksojmë 1 gotë shmandi bashkë me djathin, pastaj shtojmë spinaqin, e përziejmë mirë masën.
Pastaj marim pjesët e mishit të pules, i rrahim pak me qekan kuzhine, i kryposim dhe vendosim pak nga masa me spinaq e pergaditur, pastaj formojmë role (i mbështjellim njelloj si sarmat).
Në një enë rrahim një vezë dhe i shtojmë 3 lugë djathë. Rolet e përgaditura i kalojmë në këtë përzierje, dhe në fundë i kalojmë në prezllat, pastaj i vendosim në tavë për pjekje.
Sipër dhe anash roleve të renditura shtojmë hajvarin dhe shmandin, si dhe spinaq te frezkët.
Ulim tmperaturën e furrës 180ºC pastaj tavën me rolet e përgaditura e pjekim për 30 minuta .

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..